Politika e Cilësisë e NESIM Sh.p.k fokusohet në Politikën e Zero-Defekte në ofrimin e shërbimeve. Kjo politikë i njoftohet personelit dhe vendoset në vende të dukshme në ambientet tona. Në kuadër të kësaj politike, Menaxhimi i Nesim Albania angazhohet për sa më poshtë vijon:
- Prioriteti kryesor i kompanisë sonë është, të kemi Zero Defekte.
 - Eleminimi i defekteve, veprimet korrigjuese dhe parandaluese, NUK JANË VETËM të nevojshme, POR EDHE të realizueshme.
 - Prioriteti përfundimtar i kontaktit me klientin dhe maksimizimi i kënaqësisë së tij, lidhur me shërbimet tona është detyra parësore e çdo bashkëpunëtori të Organizatës sonë.
 - Promovimi i cilësisë, shëndetit dhe sigurisë së punonjësve dhe mbrojtja e mjedisit në të gjitha aktivitetet e kompanisë sonë është përgjegjësi parësore e Menaxhimit dhe e gjithë Hierarkisë së Menaxhmentit.
 - Cilësia, shëndeti dhe siguria dhe mbrojtja e mjedisit varen tërësisht nga të gjithë ne.
 - Kombinimi i sjelljes së përgjegjshme, praktikës së mirë dhe sensit të përbashkët është çelësi i suksesit.
 - Pajtueshmëria me legjislacionin, standardet dhe dispozitat e tjera rregullatore, sikurse dhe përmirësimi i vazhdueshëm i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë dhe Sistemit të Menaxhimit të Biznesit përbëjnë një angazhim dhe janë të ndërlidhura me veprimtarinë tonë të biznesit.
 - Cilësia e lartë dhe efikasiteti i punës sonë, hedhin themelet për suksesin financiar dhe zhvillimin e shëndetshëm të kompanisë.
 - Çdo dështim, në cilësi, në sigurinë e shëndetit në punë dhe në mbrojtjen e mjedisit duhet të korrigjohet menjëherë.
 - Zbatimi i vazhdueshëm i rregullave të praktikave të mira dhe respektimi i procedurave për ruajtjen e pozicioneve tona të punës.
 - Arritja e objektivave tona (cilësore dhe sasiore) është baza për jetëgjatësinë e Organizatës sonë.
 
Për arritjen e këtyre objektivave, menaxhmenti i kompanisë angazhohet të sigurojë të gjitha burimet e nevojshme.