icon_widget_image Monday-Friday: 9am to 5pm; Satuday: 10ap to 2pm icon_widget_image 7300-7398 Colonial Rd, Brooklyn, NY 11209, USA icon_widget_image + (123) 1234-567-8900 + (123) 1234-567-8901 icon_widget_image wilmer@qodeinteractive.com wilmer2@qodeinteractive.com
  /  Blog   /  SMARTIA M450: Zbuloni gjerenatën e re të sistemeve

SMARTIA M450: Zbuloni gjerenatën e re të sistemeve

Komfort total, fleksibilitet maksimal në ndërtim, dizajn minimal, performancë e lartë. Risia ALUMIL për sistemet me rreshqitje dhe ngritje & rrëshqitje ka ardhur, plot përfitime dhe ju pret ta zbuloni.
SMARTIA M450 është një sistem që plotëson kërkesat e ndërtesave të sotme, duke ofruar dizajn modern dhe izolim të lartë termik. Dizajni i tij minimal – vetëm 25 mm gjerësi e dukshme e aluminit në profilin e ndërlidhës si për tipologjitë e ngritjes & rrëshqitjes ashtu edhe rrëshqitjes – e dallon sistemin, duke ofruar përmirësim në marrjen e dritës së diellit dhe një lidhje të qetë me mjedisin e jashtëm. Për më tepër, sistemi ofron funksionalitet maksimal dhe lehtësi në përdorim, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e jetesës. Në të njëjtën kohë, profili udhëzues me sistemin e padukshëm të kullimit të ujit dhe thellësinë e reduktuar, pastrohet lehtë dhe kontribuon në efikasitet të lartë në lidhje me izolimin e ujit.
Përveç avantazheve në lidhje me funksionalitetin dhe estetikën, M450 ofron kursime të larta të energjisë falë efikasitetit mbresëlënës të energjisë. Është ideal për ndërtimin e ndërtesave “të gjelbra”, me vlerë transmetuese termike (Uw) që mund të arrijë deri në 1,26 W/m2K, gjithmonë në varësi të tipologjisë, xhamit dhe përmasave të konstruksionit. Megjithë estetikën minimale, M450 ruan performancën e tij të lartë dhe është një zgjedhje e jashtëzakonshme për ndërtesat e reja dhe zëvendësimet, duke ofruar lehtësi përdorimi, edhe në hapësira të gjera të dritareve.
SMARTIA M450 përbën një shtesë të rëndësishme në portofolin e produkteve të ALUMIL. Është një zgjidhje që kombinon dizajnin e pakrahasueshëm dhe cilësinë e lartë me performancën që siguron komoditet termik dhe siguri.